Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit Fatjon Hoti, i cili ngarkohet me vepren penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Kjo u konfirmua përmes një përgjigje për Klankosova.tv nga Gjykata Themelore e Pejës.
Polici Hoti, u suspendua nga detyra pasi që në natën e 15 korrikut, e kishte plagosur me armë zjarri tezakun e tij Getoar Kamberaj.
Ky i fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Intensivën e Klinikës së Pediatrisë.