Site icon PrishtinaPress

Një muaj paraburgim për Naser Hafizin e MMPHI-së

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për zyrtarin e Ministrisë së Ambientit, Naser Hafizi, i cili u arrestua dje në Aeroportin e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Hafizit, Shptëtim Mehmeti.

 “Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me i ndjek procedurat ligjore”, ka deklaruar avokati Mehmeti për KALLXO.com.

“Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”- ka shtuar tutje avokati Mehmeti.

Exit mobile version