Site icon PrishtinaPress

Një muaj paraburgim për kreyshefin dhe drejtorin e financave të KPM-së

Një muaj paraburgim i është caktuar kreyshefit dhe drejtorit të financave dhe administratës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) me dyshimin për marrje të ryshfetit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A.B. dhe L.L në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer në bashkëkryerje kryer veprën penale Marrja e ryshfetit.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version