-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim për babain që tentoi ta vriste djalin e tij në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin  e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G.

I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi”, thuhet në njoftim për media.

Prokuroria ka njoftuar se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, i dyshuari me datë e kohë të njëjtë, përdor armën në kundërshtim me ligjin e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img