Site icon PrishtinaPress

Një muaj paraburgim për 29-vjeçarin në Istog që sulmoi fizikisht fëmijën 7-vjeçar

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, 29 -vjeçar  i cili ka sulmuar fizikisht një fëmijë 7-vjeçar të komuniteti ashkali.

“Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nënpar.3.1 lidhur me par.1 të KPRK-së. Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Pejë, transmeton Telegrafi.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe në disa media janë publikuar edhe pamjet kur 29-vjeçari sulmon fizikisht fëmijën 7-vjeçar, duke e lënë atë të shtrirë në tokë./Telegrafi/

Exit mobile version