Site icon PrishtinaPress

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e shtetases argjentinase

Një muaj paraburgim ndaj E.N, i cili dyshohet se vrau shtetasen argjentinase M.K.U.

Dyshohet se ai pas një mosmarrëveshje me viktimën e kishte hedhur dritarja e katit të gjashtë të një hoteli në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Ngjarja kishte ndodhur më datë 1 gusht rreth orës 01:59 minuta.

“Me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse I pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version