-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Prishtinë ku vdiq 26-vjeçari

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Y.B, e dyshuar për shkaktimin e aksidentin në Prishtinë, ku më 26 shkurt vdiq një këmbësor i moshës 26-vjeçar, Sh. H.

Vendimi u mor nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, E pandehura Y.B me datë 26.02.2024 në Prishtinë dyshohet se nga pakujdesia, derisa ishte duke ngasur veturën e saj, kishte vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, në mënyrë të pa kontrolluar e godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin SH.H, me çka tani të ndjerit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri SH.H kishte ndërruar jetë.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img