1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Një muaj paraburgim ndaj policit i cili rrahu 21 vjeçarin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.A për shkak të veprave penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.1 pika 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 par.1 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri R.A në liri mund të ndikojë në dëshmitar por edhe në të dëmtuarin i cili akoma nuk është dëgjuar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, po ashtu Gjykata vlerëson se në rastin konkret ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi që në shkresa të lëndës ka prova se kjo është hera e dyte qe i pandehuri R.A ka ushtruare ndaj të dëmtuarit L.B”, thuhet në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img