Site icon PrishtinaPress

Një muaj nga zgjedhjet parlamentare, ende s’ka rezultate përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Procesi i numërimit të të gjitha votave përfundoi më 5 mars, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend. më 9 shkurt.

Ndonëse procesi i numërimit mbaroi, në PZAP ka pasur disa ankesa, të cilat e shtyjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZsë, Valmir Elezi kishte thënë se rezultatet përfundimtare do të shpallen më 5 mars, ndërsa certifkimi do të bëhet më 18 mars.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, pasi u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për “manipulim të fletëvotimeve”.

Vetëvendosja fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, apo me mbi 31.000 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës arriti t’i sigurojë 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

Exit mobile version