1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Një Ford XY Falcon GT i vitit 1970, është shitur së fundmi në një ankand për afro 230,000 dollarë (rreth 210,000 euro), edhe pse ende i mbuluar me pluhur dhe papastërtia.

Raportohet nga mediat se për gjetjen e këtij Falcon ultra të veçantë, u kujdes shtëpia e ankandeve Grays.com, transmeton Telegrafi.

Në momentin që u shit, vetura në fjalë ishte ende e mbuluar me pluhur dhe papastërti.

Kjo për faktin se qëndroi në garazhin e një shtëpie për 50 vjet.

Ford ka ndërtuar afërsisht 1500 modele, duke filluar që nga viti 1970.

Ky model është i pajisur me një motor 5.8 litërsh, që në atë kohë u vlerësua si 300 kuaj fuqi.

Por si shumë makina të epokës klasike, edhe kjo besohet se është e nënvlerësuar.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë i mbyllur, pjesa e brendshme e tij është në gjendje të mirë, ndërsa pjesa e jashtme ka disa dëmtime dhe pika ndryshku.

E Odometri i tij tregon mbi 100 mijë kilometra të kaluara.

XY Falcon është ndër makinat e fuqishme më të kërkuara në Australi, të cilat po marrin vëmendje globale këto ditë.

Ndryshe, një XY Falcon GTHO i vitit 1971, u shit mbi 1 milionë euro në ankand.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img