Site icon PrishtinaPress

Një mjet ujor i mbushur me eksploziv zbulohet në brigjet e Stambollit

Autoritet detare të sigurisë në Turqi kanë zbuluar një mjet ujor të mbushur me eksploziv pranë brigjeve të Stambollit.

“Business Insider” shkruan se ky “Jet Ski” i modifikuar i përket ushtrisë ukrainase, e cila shpesh ka përdorur mjete ujore pa pilot për të goditur objektivat ruse në Detin e Zi.

H I Sutton, analist detar, ka shpjeguar se Jet Ski i zbuluar në Turqi është i modifikuar dhe me kamera elektro optike me rreze infra të kuqe, sensorë shtesë, antena kontrolli dhe një antenë Starlink

“Ky lloj sistemi detar pa ekuipazh ka pasur një efekt relativisht të madh në luftën e Ukrainën. Këta dronë ofrojnë një mënyrë për të krijuar zona të ndaluara për marinën ruse”, është shprehur tha Sebastian Bruns, studiues i lartë në Qendrën për Strategji Detare dhe Siguri në Universitetin e Kielit.

Ukraina ia ka dalë të shkatërrojë shpesh anije të rëndësishme të flotës ruse në Detin e Zi.

Exit mobile version