Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, të shtunën në mesnatë ka publikuar këngën e re “Lule e Dashnisë”.
Balada, të cilën e paralajmëroi që një kohë të gjatë, u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Dhe ky projekt për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.
“Një milion, një ditë. Një milion falënderime për të gjithë juve që vazhdoni të më mbështetni që të thyej rekorde edhe me balada. Nuk kam koment”, ka shkruar Imeri në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Para lansimit të kësaj kënge, ai ngacmoi vazhdimisht ndjekësit që njëherësh aluduan për hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania.
Ai u tha se do të hynte për të befasuar moderatoren Kiara Tito për ditëlindjen e saj të 27-të.