Një mësim nga “Gripi spanjoll”: Mos e ktheni lirinë e lëvizjes shumë shpejt!

35
Advertisement

Distancimi shoqëror nuk e zvogëloi kuptimisht numrin e vdekjeve nga gripi spanjoll një shekull më parë sepse nuk zgjati aq sa duhet, thotë një studim i ri hulumtues që ka implikime për përgjigjen ndaj COVID-19, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Advertisement

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, ekonomisti i Universitetit të Harvardit, Robert Barro, shkruan se “arsyeja e mundshme” mbyllja e shkollave, ndalimet në tubime publike dhe karantinat dhe izolimi në qytete të ndryshme të SHBA-së nuk shpëtuan shumë jetë është se ata “kishin një kohëzgjatje mesatare prej vetëm një muaj”.

“Mësimi për pandeminë e coronavirusit në vitin 2020 është që, për të zvogëluar vdekjet e përgjithshme, NPI-të [ndërhyrjet jo-farmaceutike] duhet të mirëmbahen për më gjatë se disa javë. Me shumë mundësi, 12 javë funksionojnë shumë më mirë sesa 4-6 javë”, citohet të ketë shkruar Barro në dokumentin e punës të Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.

Gjithsesi, po sipas mediumit amerikan, llogaritja e Barro nuk merr parasysh humbjet ekonomike nga një mbyllje e zgjatur.

Por në një email, ai thotë se çdo rënie në prodhimin e brendshëm bruto duhet të peshohet ndaj vlerës ekonomike të shpëtimit të jetës.

Ndryshe, virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 284.033 njerëz, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.196.193.

Ndërsa “Gripi Spanjoll”, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi e gripit jashtëzakonisht vdekjeprurës të shkaktuar nga virusi A H1N1.

Duke zgjatur më shumë se 12 muaj nga pranvera e vitit 1918 (hemisfera veriore) deri në fillim të verës 1919, ai infektoi 500 milionë njerëz – rreth një e treta e popullsisë së botës në atë kohë.

Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milionë deri në 50 milionë, dhe ndoshta deri në 100 milionë, duke e bërë atë një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës