13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Një menu javore për fëmijët 1-3 vjeç

E hënë
Mëngjes – 240ml qumësht të vluar; 1 fetë (30gr) bukë thekre; 1 vezë të zier me vaj ulliri, 15gr gjizë pa kripë dhe pak rigon; 1 frut të stinës (120gr)
Drekë – Sallatë e ngrohtë me karota të ziera të prera në kubike, spinaq të zier, patate të ziera me lëng mishi (në kubike të vegjël ose të shtypur), me pak limon dhe vaj ulliri; Pjatë kryesore: 50gr mish viçi me 30gr bizele, pak karotë, majdanoz, pak qepë, vaj ulliri, 1/5 hudhër; 20gr bukë thekre

E martë
Mëngjes – 100ml kos me banane dhe tërshëre të zbutur; 1 vezë vaj ulliri dhe pak rigon
Drekë – Pjatë e parë: speca të kuq të pjekur me pak hudhër, vaj ulliri – të bluar në formë pureje. Pjatë kryesore: fasule të bardha të gatuara me karote, selino, pak qepë, pak salce domate dhe vaj ulliri

E mërkurë
Mëngjes – (20gr) trahana me 15gr djathë të bardhë, vaj ulliri dhe bukë thekre; 2 mandarina
Drekë – Pjatë e parë: Pure lulelakre me 40gr patate, lulelakër, pak hudhër, qumësht Pjatë kryesore: Supe pule me oriz, selino, karotë, majdanoz, vezë, vaj ulliri.

E enjte
Mëngjes – 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe portokall: 1 gotë qumësht
Drekë – Pjatë e parë: Perime të ziera si kungull, brokoli, karotë, të sërvirur në copëza të vogla ose të shtypura; vaj ulliri, pak lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë hollë për shije. Pjatë kryesore: 90gr patate pure me qumësht, vaj ulliri, 20gr djathë të bardhë

E premte
Mëngjes – 120ml qumësht me pak tërshëre te zbutur dhe të ëmbëlsuar me mollë të shtypur dhe banane të shtypur.
Drekë – Pjatë e parë: kungull, karotë, të shtypur ose pure, me vaj ulliri dhe djathë të bardhë ose gjizë. Pjatë kryesore: makarona të vogla me 30gr mish të grirë, domate të freskët në verë ose salcë në dimër, 15gr djathë kaçkavall, pak karrotë dhe vaj ulliri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img