Një kopje e rrallë e Ford Mustang u gjet në një magazinë ku ai kaloi 46 vjet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boss 351 ishte i disponueshëm vetëm gjatë vitit 1971 dhe e gjeti vendin e tij nën Boss 429.
Ajo fuqizohet nga një motor V8 5.7 litërsh që zhvillon 330 kuaj fuqi dhe 500 Nm çift rrotullues, dhe i cili shoqërohet me një transmetim manual me katër shpejtësi.
Fuqia e saj transmetohet në rrotat e pasme.
Makina thuhet se ka qenë e parkuar që nga ajo kohë dhe duke pasur parasysh moshën e saj është në gjendje të mire por ka nevojë për pastrim të plotë.
Ai përshkoi vetëm 74,311 kilometra. Tani ai është në rrugën e tij drejt një pronari të ri, i cili ndoshta do ta restaurojë atë dhe “do t’i kthejë lavdinë e tij të plotë”.