Një këmbësore është goditur nga treni.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në lagjen Lakrishtë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënese e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se me këtë rast këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Ajo është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.