Si t’i bëjmë këmbësorët më të dukshëm? Francezët kanë një ide të mirë dhe kanë testuar sistemet e tyre që nga viti 2017.
Tashmë rregullorja zyrtare ka mundësuar sinjalizimin horizontal me ndriçim LED në rrugë apo trotuare. Si funksionon e gjitha?
Shenjat e zakonshme në asfalt, siç janë vendkalimet e shënuara të këmbësorëve, i shtohet sinjalizimi dinamik i dritës. Këto janë pllaka me trashësi 6 mm të përbëra nga disa shtresa, duke përfshirë shiritat LED.
Këto objekte janë projektuar për të përballuar kalimin e shumë automjeteve dhe sipërfaqja e tyre nuk është e rrëshqitshme, kështu që nuk shqetësojnë këmbësorët kur kalojnë mbi to. Ato mund të instalohen përgjithmonë në rrugë ose thjesht të ngjiten në asfalt, rreth vendkalimit të këmbësorëve.
Sigurisht, ideja është që këmbësorët ose çiklistët të jenë më të dukshëm gjatë natës ose në mot të keq.
I gjithë sistemi u krijua nga kompania Colas. Falë reagimeve të mbledhura gjatë testimit, Colas po përmirëson vazhdimisht sistemin e tij.
Një sinjal trafiku horizontal me ndriçim ndizet kur këmbësorët janë pranë tij, duke u sinjalizuar kështu drejtuesve të automjeteve të ngadalësojnë ose të ndalojnë.