Ndërkaq, që nga data 1 gusht, në faqen kryesore të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë dhënë edhe disa informacione për karakteristikat e kësaj sëmundjeje. “Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, edhe pse rreth 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit dhe zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.
Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.
Sipas qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, tashmë janë 17 viktima nga ky virus, nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali, një në Kosovë dhe një në Rumani.