7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur nga moti i keq në Japoni, anulohen dhjetëra fluturime

Zona të mëdha të Japonisë janë mbuluar nga bora, duke shkaktuar probleme në transport në të gjithë vendin dhe janë anuluar dhjetëra fluturime. Ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Një valë e pazakontë e të ftohtit ka shkaktuar reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta në të gjithë Japoninë që nga dita e djeshme. Reshjet e borës kanë qenë veçanërisht të dendura në zonat bregdetare që preken nga Deti i Japonisë, me qytetin Maniwa në pjesën perëndimore të vendit, e cila ka regjistruar një rekord prej 93 cm bore në 24 orë.

Një person ka vdekur, ndërsa shkaqet e vdekjes së dy personave të tjerë po hetohen për të parë nëse ata janë të lidhur me motin e keq, tha zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno.

Linjat ajrore vendase, përfshirë ANA dhe Japan Airlines, anuluan më shumë se 300 fluturime, ndërsa shërbimet e trenave në Japoninë veriore gjithashtu u anuluan ose patën vonesa.

Në një autostradë në pjesën qendrore të vendit, makina dhe kamionë u bllokuan në dëborë, duke krijuar një radhë prej më shumë se 10 kilometrash.

Rreth 3,000 njerëz u bllokuan në dy stacione treni në qytetin e Kiotos pasi erërat e forta dhe bora pezulluan shërbimet ditën e djeshme, me disa pasagjerë që u detyruan të flenë në dyshemenë e stacionit kryesor të qytetit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img