Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 111 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,454.
Në total numri i rasteve aktive është 832.
Më tej bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2,753 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86,489 doza të vaksinës.