-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Po ashtu, Telegrafi ka marr vesh se të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së.

“Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjekësor në kirurgjinë Torakale, ndërsa tjetri gjendjen e ka më stabile”, merr vesh Telegrafi.

Telegrafi në vazhdimësi do të ju sjell informacione të tjera shtesë nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img