Site icon PrishtinaPress

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga vetaksidenti në Drenas

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Çikatovë të vjetër të Drenasit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.

Exit mobile version