Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në Shtupeq të Rugovës dhe një tjetër është lënduar, i cili po ashtu ka qenë në këtë motoçikletë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marrë lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”.
Ai tha se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit, ndërsa i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.