Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se “si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.