0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një vetaksident në bjeshkët e Strellcit

Një vetaksident ka ndodhur të dielën në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri te vetaksidenti me fatalitet ka ardhur si pasojë se shoferi nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, shkruan Demokracia.com.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkët e Strellcit nё drejtim të fshatit Strellc-Deçan, ku me të arritur në kilometrin e pestë (5), duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit të automjetit, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Humb jetën njё person në aksident trafiku

Pejë, 5 shtator  2022

Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.

Në këtë vetëaksident ishte i përfshirë njё automjet VË me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb.

Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё.

Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img