Një anije, transportuese mallrash, që po bartte gati 3,000 vetura në brigjet e ishujve holandez, Ameland, ka lënë të vdekur një marinar dhe 22 të tjerë me lëndime.
Një operacion i madh shpëtimi është duke u kryer në zonën e Detit të Veriut, raporton BBC.
22 anëtarë të ekuipazhit janë dërguar në spital pas problemeve me frymëmarrje, djegie dhe lëndime të tjera.
Zëdhënësi i gardës detare, ka thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga 25 vetura elektrike që ishin në bordin e anijes.