Site icon PrishtinaPress

Një i vdekur dhe 21 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po ashtu ky dikaster ka bërë të ditur se nga 140 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus virus apo 15 për qind e të testuarve.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 88 persona nga COVID-19, përderisa janë gjithsej 589 raste aktive.

Exit mobile version