4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Një i mbytur nga shiu i rrëmbyeshëm në Greqi

Shijërat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpitë dhe rrugët në Greqi dhe një burrë ka vdekur pasi një mur u shemb në motin e keq, tha brigada e zjarrfikësve.

Stuhia Daniel ka goditur Greqinë perëndimore dhe qendrore që nga e hëna, duke nxitur qindra thirrje në shërbimet e urgjencës për të nxjerrë ujin vetëm disa ditë pasi një zjarr vdekjeprurës që ka djegur për më shumë se dy javë u vu nën kontroll në veri të vendit.

“Njeriu vdiq pasi një mur u shemb pranë qytetit të Volos, ndoshta për shkak të motit të keq”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, muri u shemb kur burri, një blegtor, po përpiqej të arrinte kafshët e tij.

Përmbytjet e mëdha në Greqi në vitin 2017 vranë 25 persona dhe lanë qindra të pastrehë, raporton Reuters.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img