4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një i burgosur tenton t’i japë fund jetës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku njëri nga të burgosurit dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë me dije se viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Bytyqi tha se sipas mjekëve, viktima ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente.

“Në orën 16:00 është raportuar në Spitalin Rajonal në Prizren është dërgu një viktimë që ka qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren edhe sipas informatave të para nga mjekët, dyshohet se i njëjti ka konsumuar medikamente duke tentuar që të kryejë vetëvrasje dhe i është dhënë ndihma e parë. Deri më tani është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për Sinjalin.

Ndryshe, mësohet se viktima është D.M., i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img