Site icon PrishtinaPress

Një i arrestuar e tre në arrati, çka dihet deri më tani për tentim-grabitje në Vetërnik?

Një tentim – grabitje ka ndodhur paraditën e së hënës në Veternik të Prishtinës.

Hapësirat e jashtme të një qendre tregtare u bënë vend i përleshjes mes një grupi grabitësish dhe punëtorëve të një kompanie të sigurimit.

Cak marrja e parave nga automjeti që bartte para.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes dyja grupeve, u plagosën dy persona, një punëtor i sigurimit dhe nuk shpëtoi pa marrë plumb as njëri prej grabitësve.

Ky i fundit me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë.

Klankosova.tv mëson se në arrati gjenden edhe tre të tjerë dhe po punohet intensivisht për t’i kapur ata.

Exit mobile version