Site icon PrishtinaPress

Një herë Haxhiu, tash edhe Nagavci, disfatë pas disafte e VV’së në organet e drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje brenda një periudhe të shkurtër kohore ka humbur dy beteja në organet e drejtësisë. Të parën betejë e ka humbur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Gjykatën Themelore të Prishtinës përballë ish-ministrit Abelard Tahiri, derisa të dytën e ka humbur sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës përballë ish-kreut të Kamenicës, Qendron Kastrati. 

Albulena Haxhiu më 20 shkurt të vitit 2020 në kuadër të Qeverisë Kurti I kishte marrë vendim për anulimin e komplet procesit të konkursit për përzgjedhjen e Noterëve, proces që ishte kryer gjatë kohës kur Abelard Tahiri kishte qenë ministër i Drejtësisë.

Beteja për procesin e Noterisë kishte përfunduar në Gjykatë. Themelorja e Prishtinës në një vendim të marrë më 4 mars të këtij viti ka gjetur se ministrja Haxhiu ka shkelur Ligjin kur ka vendosur të anulojë konkursin për Noterët.

Gjykata Themelore ka vendosur për shfuqizimin e vendimit të marrë nga Haxhiu duke konstatuar se procesi i provimit të Noterisë i shpallur më 19 prill 2019 ka qenë i ligjshëm dhe i drejtë, derisa vendimin e Haxhiut e ka quajtur të kundërligjshëm.

Këtë betejë të humbur është kujdesur që t’ia kujtojë edhe dje Abelard Tahiri gjatë një diskutimi në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ndërkohë hiq më larg se sot, betejën e dytë në organet e drejtësisë e ka humbur edhe bashkëpartiakja e Haxhiut, Arbërie Nagavci, përballë Qendron Kastratit të PSD-së. 

Gjykata Kushetuese e Republikës së Kosovës ka gjetur se Arberie Nagavci me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 

“Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të 23 prillit 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (në tekstin e mëtejmë: MASHTI). Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Kamenicës bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar, Gjykata njëzëri vendosi që: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Exit mobile version