Site icon PrishtinaPress

Një grup i grave nga veriu i dorëzojnë letër komandantit të KFOR-it – kërkojnë të pengohet hapja e urës mbi Ibër

Një grup grash nga veriu i Kosovës sot kanë dorëzuar një letër për komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, në të cilën kërkojnë që të pengohet hapja e urës mbi Ibër.

Letra, e cila është nënshkruar nga 415 gra nga katër komuna të veriut, jo vetëm që kërkon ndalimin e hapjes së urës, por edhe ankohen për “sfidat serioze të jetës dhe sigurisë” me të cilat sipas tyre, po përballen aktualisht gratë në veri.

Letrën, drejtuar komandantit të KFOR-it, i ka dorëzuar karabinierëve të stacionuar në urën kryesore të Ibrit, Danica Kabashiq nga Mitrovica e Veriut në emër të grave nga veriu i Kosovës.

“Kërkojmë reagim të prerë dhe sinjal të qartë nga komandanti i KFOR-it – se asnjë interes politik nuk do të mbizotërojë ndaj interesave të qytetarëve që tani janë shumicë kundër hapjes së urës”, ka thënë Millica Radovanoviq nga Mitrovica e Veriut duke pretenduar se ato veprojnë ekskluzivisht si qytetarë dhe se “nuk përfaqësojnë asnjë institucion apo parti politike”.

Ajo ka shtuar se kjo letër pasqyron “shqetësimet dhe frikën e tyre aktuale”.

Besojmë se kemi arritur t’i përmbledhim me besnikëri, sepse këtë letër e kanë përkrahur 415 gra nga katër komunat e veriut”, ka thënë Radovanoviq.

Exit mobile version