Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi ka sulmuar dy zyrtarë policor.
Ajo u ka shkaktuar lëndime trupore atyre.
E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/ 25.09.2023-13:32. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/