Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit zyrtar në Lipjan.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 24 prill 2025, ndërsa e dyshuara për sulm është arrestuar më 25 prill 2025.
“Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.