Të martën në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari i panjohur”, thuhet në raportimin e Policisë së Kosovës.
“Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq në ditën e njëjtë në Vushtrri një grua ka raportuar se një person ka tentuar ta sulmojë seksualisht.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmojë edhe seksualisht”, thuhet në raportin e PK-së.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.