Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në dje në mesditë ndërsa u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për qentë endacakë.
Rastin e ka treguar vetë qytetarja Diellëza Rama, teksa ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook.
Ajo ka thënë se pasi i janë versulur qentë, është rrezuar duke marrë lëndime trupore.