Site icon PrishtinaPress

Një grua plaçkitet nga dy të armatosur në Prishtinë

Të enjten në mesditë, një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore, raporton Klan Kosova.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur  kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Exit mobile version