Të enjten në mesditë, një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore, raporton Klan Kosova.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.