Site icon PrishtinaPress

Një grua nga Vitia arrestohet e armatosur në Prishtinë, Policia: Dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë

Një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua që ka poseduar në mënyrë të kundërligjshme armë.

Nga policia thonë se në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.

“Me datën 31.05.2024 rreth orës 14:00 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një femër kosovare nga qyteti i Vitisë në rrethana ende të pasqaruara është vënë në posedim të një arme zjarri duke u larguar më pas me veturën e saj në drejtim të panjohur. Në bazë të informacioneve për gjendjen psikologjike momentale të saj dhe disa mesazheve të përcjella nga e dyshuara, e njëjta me armën të cilën e kishte në posedim ekzistonte dyshimi se do të shkaktoj lëndime vetës apo personave të tjerë.”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version