Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar të enjten në Polici se ishte dhunuar kur ishte 13 vjeçare.
Në raportin policor bëhet e ditur se është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 2019. Ankuesja femër kosovare, më datë 13.07.2023 ka njoftuar se ishte dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar kur ajo ishte 13 vjeçare. Me vendim të prokurorit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.