Site icon PrishtinaPress

Një grua në Fushë Kosovë dhunohet në një shtëpi të pa banuar

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.

Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme.

Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version