Site icon PrishtinaPress

Një grua kanoset nga burri dhe vjehrri i saj në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është kanosur nga burri dhe vjehrri i saj. 

Policia nuk ka treguar se në cilin fshat, por ka thënë se rasti ka ndodhur në një fshat të Fushë-Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe liruar pas intervistimit.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Në dy fshatra të ndryshme të Fushë Kosovës janë raportuar dy rastet si në vijim:

Më 10.08.2024-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version