Site icon PrishtinaPress

Një foshnje evakuohet nga zjarrfikësit, spital i përmbytur në Gjakovë

Gjendje më e rënduar pas vërshimeve që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën është në qytetin e  Gjakovës. Nga pamjet që vijnë nga atje, shihen rrugë të tëra të vërshuara e të mbuluara nga uji. 

Gjithashtu shumë banorë janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre të cilat janë rrezikuar si rezultat i vërshimeve.

Në pamjet e publikuara “Syri Vizion” shihet që në rrugën “Shotë Galica” kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit me një barkë shpëtimi. 

Aty shihet që është evakuuar një familje, pjesë e së cilës është edhe një foshnje.

VIDEO

Zjarrfikësve u janë vënë në ndihmë edhe banorët e asaj lagjeje. 

Ndërkohë uji ka përfshirë edhe objektin e spitalit të qytetit. Sipas pamjeve të publikuara shihet që një pjesë e objektit të spitalit është përmbytur nga uji. 

VIDEO II

Situata e rënduar është edhe në qytetin e Rahovecit ku shumë fshatra janë vërshuar dhe uji ka arritur në nivele të frikshme.

Exit mobile version