Një flamur shqiptar thuhet të jetë vendosur mbi një shkëmb, në maje të një kodre të fshatit Grabovc të Zveçanit.
Të paktën kështu shkruan portali propagandistik serb që operon në Kosovë, Kossev, përcjell PrishtinaPress.
Sipas mediumit respektiv, nga banorët aty afër është mësuar që fillimisht ishte vizatuar edhe një kryq, me të njëjtin që është lyer më pas.
Çështja e flamujve u rikthye së fundmi sërish në temë, pas triumfit të kandidatëve shqiptarë në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, me banorë të kësaj të fundit që refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhje.
Duhet përmendur gjithashtu se flamujt serbë në Kosovë, janë ulur në gjysmështizë, për shkak të tri ditëve zie, pas ngjarjeve tragjike në tri ditët e fundit në Beograd e Mlladenovc.