Highway Engineering Discoveries me seli në New York ka publikuar në faqen e saj në Facebook, autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë këtë këtë fotografi, duke pyetur nëse e dinë se në cilën qeveri ka përfunduar ky projekt.
“Se di a ju kujtohet në cilën qeveri është përfunduar ky projekt, që po prezantohet në faqen Highway Engineering Discoveries me seli në New York si projekt model infrastrukturor!”, ka shkruar Tahiri.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10159415089931611?ref=embed_post