-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Një fakt i pashmangshëm për Ekonominë e Kosovës: Ndryshimet Klimatike

Perspektivat për një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike globale mbeten të zbehta. Duket se ndryshimet klimatike kanë një ndikim të dukshëm në ekonominë botërore, duke krijuar sfida të rëndësishme dhe pasoja në zhvillimin ekonomik. Këto sfida – të cilat përfshijnë inflacionin, ndryshimin e klimës, luftën në Evropë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe pandeminë COVID-19, ekspertët e kanë quajtur si “polikrizë” të cilat po kontribuojnë në pamjen e zbehtë të perspektivës ekonomike dhe po sjellin sfida për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). Banka Botërore ka parashikuar një ngadalësim të rritjes globale në vitin 2023, me një ulje nga 3.1% në vitin 2022 në 2.3% në vitin 2023, një rritje e rishikuar prej 0.4 pikë përqindje në krahasim me parashikimet e janarit. Ky ngadalësim pritet të ndodhë kryesisht për shkak të shpenzimeve të larta të familjeve në vendet e zhvilluara dhe rimëkëmbjes së ekonomisë kineze. Në këtë kontekst, Kosova ndodhet në një kthesë rrugëje, përballë sfidave të dyfishta të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit ekonomik. Si një vend i vogël dhe në zhvillim, Kosova është e veçantë në kuptimin e saj, pasi vulnerabiliteti i saj ndaj ndikimeve klimatike është i lartë.

Ndryshimet klimatike janë një fakt i pashmangshëm, ndikimi i tyre po ndihet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Që nga bizneset e mëdha deri te familjet e thjeshta, ndryshimet klimatike po e sfidojnë ekonominë tonë në të gjitha nivelet, të gjithë sektorët dhe në të gjithë territorin e vendit. Bujqësia dhe sektori i energjisë janë dy sferat kryesore të ekonomisë së Kosovës, por ato po përballen me sfida të mëdha të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, kushte të pazakonshme të motit, shpenzime të konsiderueshme për riparimin e dëmeve dhe sfida të rëndësishme për sigurinë ushqimore dhe furnizimin e energjisë. Për të konfrontuar këto sfida, Kosova duhet të ndërmarrë masa të vendosura, duke përqendruar përpjekjet në diversifikimin e ekonomisë dhe në investime të mëdha në infrastructure që ti përshtatet ndryshimit të klimës.

Kjo sfidë e madhe kërkon një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë akterët e ekonomisë, duke përfshirë edhe Bankën Qëndrore të Kosovës. Sektori financiar luan një rol kyç në lidhje me ndryshimet klimatike, të cilat kanë një kosto të lartë dhe ndikim në shumë fusha. Ato janë një burim rreziku për institucionet financiare, por njëkohësisht, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa financim të qëndrueshëm. Këtu sektori bankar mund të luajë një rol udhëheqës për bizneset në Kosovë. Ky rol përfshin jo vetëm “kanalizimin e fondeve”, por edhe “edukimin e klientëve” për të zhvilluar modele biznesi dhe investimi më miqësore ndaj mjedisit dhe më të qëndrueshme ndaj rreziqeve mjedisore dhe klimatike.

Prof.Dr.Ass Blerta Haliti Baruti

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img