Site icon PrishtinaPress

Një e moshuar vdes në plazhin e Qeparos

Një 69-vjeçare ka vdekur sot në mesditë në bregdetin shqiptar.

Teksa është futur për t’u larë rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka vdekur.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, ka thënë Policia Shqiptare.

Grupi hetimor u tha se po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetë.

Exit mobile version