2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Një dush i ftohtë nuk do t’ju freskojë, ekspertët ofrojnë një zgjidhje tjetër

Uji i ftohtë dhe i nxehtë nxisin vetërregullimin e temperaturës së trupit. Nëse bëni një dush të ftohtë, do të fillojë mekanizmi i ngrohjes dhe do të ndiheni edhe më të nxehtë, thonë ekspertët.

Një dush i ftohtë në temperaturat e larta të verës është kundërproduktive, sipas ekspertëve. Edhe pse uji i vakët ndoshta nuk ju duket tërheqës gjatë vapës së verës, ai do të ketë një efekt pozitiv.

Një dush ose banjë e ftohtë mund të jetë në fakt kundërproduktive, sepse kur trupi ynë është i zhytur në kushte jashtëzakonisht të ftohta, ai në fakt përpiqet të rregullojë temperaturën e tij duke u ngrohur. Kjo do të thotë që pas një dushi të ftohtë do të jeni më ngrohtë se para vetë dushit.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se një banjë e ngrohtë stimulon sistemin natyror të termorregullimit të trupit tonë. Qarkullimi i gjakut nëpër organizëm do të rritet, i cili do të përfundojë me ulje të nxehtësisë, e me këtë edhe temperaturë më të ulët të trupit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img