Një ditë pasi i dorëzoi pasaportat, Labi shkon në këtë vend
Prishtinapress
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ashtu siç kishte premtuar, dje ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk u bë liberalizmi i vizave në vitin 2018.
Labinot Tahiri kishte publikuar video-live në llogarinë e tij në Facebook nga momenti i dorëzimit të pasaportave diplomatike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan lajmi.net.
Një ditë pas këtij veprimi, Labi bashkë me djalin shkoi në një prej vendeve turistike që ka vendi ynë.
“Pak kohë edhe për njerëzit e shpies”, ka shkruar ai mbi njërën prej fotografive.
Kujtojmë që dorëzimin e pasaportës bashkë me viza, Labi e bëri në shenjë të solidarizimit me qytetarët.