4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Një ditë pas ekzekutimit të shtesave 20 dhe 30 euroshe, Kurti e Murati vizitojnë dy çerdhe

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar dy kopshte për fëmijë në Prishtinë.

Siç bën të ditur zyra për media e kryeministrit, qëllimi i vizitave ishte shënimi i fillimit të zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.

“Shtesat sipas skemës së re u ekzekutuan dje për herë të parë për mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin. Me anë të kësaj skeme mundësohet që secili fëmijë në Kosovë, pa dallim moshe të përfitojë së paku 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët”.

“Vizitat u realizuan në çerdhen publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, ku Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati u pritën nga Drejtoresha e kopshtit “Yllkat” Znj. Rifadije Sopi si dhe Drejtoresha e kopshtit “Zogjtë” Znj. Arta Shushka”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këto dy kopshte qëndrojnë më shumë se 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët njëkohësisht janë edhe përfitues nga skema e re e shtesave për fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img